Modelja e njohur shqiptare, Juliana Nura, po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi ‘të nxehta’ të realizuara ndër vite.
Fotografitë vijnë si motivim për fansat e saj, në veçanti femrat që duan të ndryshojnë trupin e tyre, pasi Xhuli tash e sa kohë po e zhvillon edhe profesionin e trajneres personale në formatin online.
Në një prej imazheve të publikuara, finalistja e Big Brother VIP Kosova u shfaq tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme.
Ajo vuri në dukje kraharorin e saj të tonifikuar, gjersa mbuloi vetëm modestinë e saj, përkatësisht pjesën e gjoksit me duar në mënyrë që ajo të mos ekspozohet.
Më pas, e njëjta publikoi edhe një fotografi tjetër të realizuar në Dhërmi, ku shihej në plazh, teksa vinte në pah linjat trupore në një paraqitje me bikini.
Fotografia me gjasë është realizuar gjatë pushimeve të saj të fundit në jug të Shqipërisë.
Nura përndryshe përfundoi në renditje e treta dhe njëherësh femra më e votuar e edicionit të parë të spektaklit Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/