
Zvicra ka mposhtur Turqinë me rezultat 3-1, ndeshja e fundit në kuadër të fazës së grupeve.
Shaqa shënoi dy supergola në këtë ndeshje, duke lënë të hapur gjasat e zviceranëve për kualifikim tutje.
Golat e sotëm të Shaqirit ishin shumë të rëndësishëm, ngase është bërë lojtari i parë në histori të Zvicrës që shënon gol në katër turne radhazi.
Shaqiri ka realizuar gol në Kupën e Botës (2014, 2018) dhe Evropianin (2016, 2020).