
Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka sqaruar mosaktivizimin e Xherdan Shaqirit kundër Brazilit, ndeshje e zhvilluar sot ku helvetikët pësuan humbje.
“Shaqiri dje ka tërhequr pak muskulin. Sot në mëngjes ka tentuar sërish, por nuk ka pasur ndjesi të mira gjatë testit të mëngjesit të sotëm. Mund ta rrezikonim, por me siguri do të dështonte pastaj në ndeshjen kundër Serbisë”, ka thëna Yakin.
Yakin ka folur edhe për ndeshjen me Brazilin.
“Nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatin. Por nëse mund ta kontrollosh Brazilin për tetëdhjetë minuta dhe të tregosh solidaritet, mund të jesh i kënaqur. Mungoi pak guximi në sulm, por merituam një pikë”, është shprehur ai.