
Këto ditë është përkujtuar Beteja e Vërrinit në Prizrenit, ku 22 vite më parë ishin vrarë disa prej ushtarëve më të mirë të UCK-së në këtë rajon.
Drejtori për komunikim në PDK, i cili vjen nga ky qytet, Bashmir Xhemaj, ka përkujtuar këtë ngjarje ku edhe vet si i ri ishte dëshmitar i ditëve me krenari e frikë.
Në një postim në Facebook, ai e ka cilësuar këtë betejë si një prej ngjarjeve më historike që prej Lidhjes së Prizrenit që e portretizon biografinë më të re të qytetit të Prizrenit.
Ky është postimi i plotë i tij:
Beteja e Vërrinit, 1-4 shtator 1998, ishte shkëndija e parë e lirisë së Kosovës. Isha dëshmitar i atyre ditëve me krenari kur vajza e djem të rinjë vullnetarë nga Prizreni me rrethinë që mësynin fshatin tonë ku ishte vendosur qendra e rekrutimit të UÇK-së.
Rënia e komandantëve e ushtarëve më të mirë ato ditë në frontin e Lezit, Jeshkovës e fshatrave të tjerë – për të mundësuar edhe evakuimin e mbi 10 mijë civilëve për në qytet ishte sakrifica më sublime. Ai akt trimërie frymëzoi mijëra shqiptarë të tjerë ta vazhdojnë rrugën e të rënëve deri në çlirimin e Kosovës. E neve me të rinjve – ta vazhdojmë shkollimin dhe vrapojmë pas ëndrrave tona.
Beteja e Vërrinit dhe organizimi ushtarak është një prej ngjarjeve historike më domethënëse të qytetit të Prizrenit. Ajo hyn në mesin e ngjarjeve kulmore që prej Lidhjes së Prizrenit e këndej, që shënojnë biografinë më të re të qytetit.