970×90
970×90
970×90
970×90

Xhemaj, PDK: Qeveria ka braktisur nxënësit e prindërit, sikur me pandeminë po dështon edhe me arsimin

Xhemaj, PDK: Qeveria ka braktisur nxënësit e prindërit, sikur me pandeminë po dështon edhe me arsimin

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar qeverinë dhe ministrinë e Arsimit lidhur me situatën e mos fillimit të vitit të ri shkollor me 1 shtator. Trabsmeton Gazeta Projekti

Drejtori për komunikim, Bashmir Xhemaj ka thënë se prezantimi i 3 skenarëve të mundshëm nga Ministria – tregon se ata nuk e kanë asnjë të vetëm, për të cilin do të duhej përgatitje më e hershme dhe serioze.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Kur dështimi dhe papërgjegjësia bëhen normë në Kosovë e tregon sjellja e qeverisë karshi fillimit të procesit arsimor.

Paralajmërimi para një jave i fillimit të vitit të ri shkollor me 1 shtator, dhe vetëm disa ditë më vonë shtyrja deri më 14 shtator, flet për neglizhencë, dështim e kurrfarë përgatitje serioze për një temë shumë të ndjeshme. Paraljmërimi për një dështim të tillë i Ministrisë së Arsimit erdhi javë më parë, kur publikoi 3 skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor varësisht nga situata me pandeminë – e që në realitet tregon se nuk egziston as edhe një skenar i vetëm. Shumë shtete kanë filluar përgatitjet muaj më parë për një rikthim në shkolla në shtator, ndërkohë që në Kosovë, këto ditë arsimtarë e drejtora tregojnë se nuk ka as dezinfektues në hapësira shkollore e lëre më diçka tjetër. Dështimit të 1 shtatorit i parapriu 6 gushti, kur Ministria e Arsimit anuloi edhe testin e arritshmërisë për klasat e 9ta, kur kjo mund të organizohej me një planifikim të mirë.

Krahas situatës së rënduar shëndetësore dhe ekonomike, nga kjo qeveri pashmangshëm po rrëshqasim edhe drejt një fatkeqësie arsimore ku shkëputja e nxënësve për një kohë të gjatë nga shkollat do të ketë pasoja afatgjata. Kosova nuk e meriton këtë mendësi qeverisëse që vetëm punon për një grup interesash të ngushta por jo për nevojat e mijëra femijëve e prindërve që po përballen më vështirësi dhe as një informatë se çka do të ndodhë javët dhe muajt e ardhshëm”.

Related posts