970×90
970×90

Xhavit Haliti nuk e lenë me fol Bilall Sherifin e NISMES

Xhavit Haliti nuk e lenë me fol Bilall Sherifin e NISMES


Drejtuesi i seancës, Xhavit Haliti është nervozuar jo pak me dy deputetë në seancën e sotme plenare, një të pushtetit e një të opozitës.


E gjitha ka nisur pasi deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu dhe Bilall Sherifi nga Nisma, kanë insistuar që të marrin një fjalën për një ligj, por kjo është kundërshtuar nga Haliti me arsyetimin se kanë folur disa herë për çështjen e njëjtë.

“3 herë ke folë për këtë ligj, ski me folë ma e ke thanë fjalën tane, bërtitë sa të duash, hajt”, i ka thënë Haliti deputetes Haxhiu.

Kurse deputetit Sherifi drejtuesi i seancës Haliti i ka thënë: “Unë tash jam kryetar, u kry o burrë 5 herë ti ke folë për këtë teme”.

Mos dhënia e fjalës nga Haliti ka nervozuar më pas dy deputetët në fjalë që kanë lëshuar punimet e seancës.

Related posts