Tashmë ka përfunduar sezoni i serialit të mirënjohur “O Sa Mirë”, i cili solli momente që kanë bërë për vete publikun shqiptar.
Sezoni që po lëmë pas kishte edhe figura të reja dhe role të ndryshme, duke i sjell edhe freski krijimit artistik.
Por, duket se kjo ka bërë që të në të ardhmen të rezultojë edhe me një bashkëpunim ndërmjet të produksioneve.
Në fakt, Arta Elezaj ka marrë një ofertë prej produksionit të shout televiziv “Apartamenti 2XL”, ku mund ta shohim edhe në këtë spektakël.
Kështu e ka konfirmuar për Telegrafin, producenti i serialit Fisnik Vejsa, i cili ka pohuar se në ditët në vazhdim do t’i jap përgjigje kësaj oferte të produskionit shqiptar.
Ndryshe, aktoren e njohur do ta shohim edhe në sezonin e ri që pritet të startojë gjatë muajit tetor.
Telegrafi do t’i mbaj të informuar rreth zhvillimeve të reja dhe ndryshimeve eventuale në serial. /Telegrafi/