
Me eleminimin e Zvicrës në Euro2020, Granit Xhaka tashmë është rikthyer pranë familjes së tij.
Futbollisti shqiptar siç duket po i zëvendëson ditët e humbura pranë vajzës së tij të vogël, Ayana.
Në Instagram, Xhaka ka ndarë një fotografi para ndjekësve të tij ku shfaqet me vogëlushen e tij dorë për dore.
“Asnjë moment nuk është më i rëndësishëm se ato me vajzën”, ka shkruar futbollisti.
Përveç Ayanas, Graniti dhe Leonita tashmë janë prindër edhe të një vajze tjetër të quajtur, Laneya.