970×90
970×90

Xabi Alonso bëhet trajner i Real Madridit

Xabi Alonso bëhet trajner i Real Madridit

Xabi Alonso pritet shumë shpejtë të konfirmohet edhe zyrtarisht si trajner i ri i Real Madridit.

Trajneri spanjoll njoftoi para disa ditësh largimin nga Bayer Leverkuseni në fund të sezonit dhe tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e ri.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Alonso ka nënshkruar kontratë me Real Madridin dhe do të jetë pasues i trajnerit Carlo Ancelotti.

Kontrata e Alonson me klubin mbretëror është tre-vjeçare dhe ai pritet t’ia fillojë punës në shkurt, para nisjes së Kupës së Botës për Klube.

“Xabi Alonso te Real Madrid! Historia e konfirmuar dhe marrëveshja e nënshkruar për Xabin si trajner i ri deri në vitin 2028”.

“Stafi i kompletuar, kontrata në fuqi dhe një marrëveshje tre-vjeçare për Alonson, me Realin që planifikon që ai fillojë në Kupën e Botës për Klube”.

“Lamtumira e Ancelottit së shpejti, pastaj epoka e Xabit”, ka shkruar Romano.

Related posts