970×90
970×90
970×90
970×90

Woflgang Ischinger: Shkëmbimi i territoreve duhet të parandalohet

Woflgang Ischinger: Shkëmbimi i territoreve duhet të parandalohet

Ish-ndërmjetuësesi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Woflgang Ischinger ka komentuar se fundi mundësinë e shkëmbimit të territoreve në Ballkan, saktësisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Në një postim në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se shkëmbimi i territoreve duhet të parandalohet.

“Si një ish-negociator në raportet Kosovë-Serbi, unë duhet të them se hapja e kutisë së pandorës me shkëmbimin e territoreve duhet të parandalohet”, ka shkruar Ischinger.
Në postimin e tij ka komentuar edhe eurodeputetja Doris Pack. Sipas saj ndryshimi i kufijve në Ballkan nuk duhet të ndodhë.

“Siç e thashë edhe javën e kaluar, të gjithë ata që kujdesen për Ballkanin duhet t’i mbajnë sytë në dy vendet negociuese dhe ta parandalojnë këtë në kohë”, ka shkruar Pack, transmeton lajmi.net.

Ischinger është vetëm një nga zyrtarët ndërkombëtar del kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të njëjtën e kanë thënë edhe Angela Merkel, Carl Bildt, Daniel Server, koret diplomatike të Britanisë, Gjermanisë dhe shteteve tjera të fuqishme evropiane.

Related posts