970×90
970×90

Wengeri i interesuar t’i kthehet futbollit me Bayern Munichun

Wengeri i interesuar t’i kthehet futbollit me Bayern Munichun

Arsene Wenger është i interesuar t’i rikthehet punës së trajnerit të futbollit me gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Telegraph Sport shkruan se Wengeri e refuzoi mundësinë për t’u kthyer në futboll me skuadrën e Premierligës, Fulham, e cila po kalon nëpër formë të dobët, transmeton Express.

Wenger, që ka gjashtë muaj pa punë pasi e përfundoi karrierën me Arsenalin në fund të këtij sezoni, ka theksuar se shpreson t’i kthehet punës në fillim të vitit të ri dhe Telegraph Sport mëson se francezi ia ka hedh syrin Bayern Munichut.

Mediat gjermane raportojnë se bordi i Bayernit është duke diskutuar për Wengerin si zëvendësues të mundshëm të Niko Kovacit, i cili është duke treguar rezultate shumë të dobëta që prej se e mori drejtimin e skuadrës në verë.

Burime të gazetës britanike pohojnë se 69-vjeçari është i etur t’i kthehet punës së trajnerit në një klub që i ofron mundësinë për ta përfunduar karrierën me trofe dhe të garojë në nivelin e lartë.

Bayerni do t’ia ofronte këtë mundësi atij dhe Wenger nuk do ta kishte problem përshtatjen në Bundesligë, pasi gjermanishtja është ndër gjuhët e shumta që ai i flet rrjedhshëm. /Express/

Related posts