970×90
970×90
970×90
970×90

Washington Post: Amerika përgatit tërheqjen e trupave nga NATO

Washington Post: Amerika përgatit tërheqjen e trupave nga NATO

Sipas një raportimi të “Washington Post”, Ministria Amerikane e Mbrojtjes po verifikon mundësitë e tërheqjes së trupave amerikane të stacionuara në Gjermani.

Një nga opsionet e diskutuara është kthimi në shtëpi i një pjese të madhe të rreth 35.000 ushtarëve amerikanë që ndodhen në Republikën Federale të Gjermanisë ose zhvendosja e një kontingjenti prej tyre në Poloni, raporton gazeta.

Idenë e ka hedhur Donald Trump në një takim të këshilltarëve ushtarakë amerikanë dhe përfaqësuesve të Shtëpisë së Bardhë.

Anëtarët evropianë të NATO-s janë të shqetësuar për këtë hap dhe po përpiqen të sqarojnë nëse Trump e ka seriozisht me këtë kërcënim për një ristrukturim të trupave apo kjo ka të bëjë me taktikë negociimi para samitit të NATO-s në korrik.

Pentagoni hedh poshtë lajmin

Sipas gazetës amerikane “Washington Post” bëhet fjalë për një studim të brendshëm të Pentagonit. Një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë e hodhi poshtë se ka kërkuar një analizë që kërkon tërheqjen e trupave nga Gjermania.

Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahin, po ashtu e hodhi poshtë këtë. Por në të njëjtën kohë ai u shpreh se stacionimi i trupave amerikane jashtë verifikohet rregullisht duke iu nënshtruar kriterit të “shpenzim-përfitimit”.

ShBA janë të lidhur si edhe më parë me Gjermaninë dhe NATO-n, tha Pahon.

Në Gjermani që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore janë të stacionuar ushtarët amerikanë. Gjermania ka kontingjentin më të madh të trupave jashtë Shteteve të Bashkuara.

Related posts