970×90
970×90
970×90
970×90

Warren Buffett këshillon: Mos e punësoni personin nëse nuk e ka këtë karakteristikë!

Warren Buffett këshillon: Mos e punësoni personin nëse nuk e ka këtë karakteristikë!

Miliarderi Warren Buffett ka dhënë këshilla të dobishme për karakteristikat të cilat duhet të kërkohen me rastin e shqyrtimit të kandidatit për çfarëdo pune

“Kërkoni tek personi tri gjëra – inteligjencën, energjinë dhe integritetin. Mirëpo, nëse nuk kanë integritet, mos u mundoni t’i kërkoni as dy të parat”, ka thënë Buffett.

Kjo është arsyeja përse integriteti është aq i rëndësishëm te njerëzit të cilët i punësoni, posaçërisht te liderët tuaj të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

1. Nuk do të gënjejnë

Në hulumtimin të cilin kohë më parë e ka bërë Checkster, 78 për qind e kandidatëve për punë në intervista kanë pranuar që kanë gënjyer apo do të gënjejnë për rekomandimet dhe aftësitë e tyre. Me afërsisht 9 deri në 10 njerëz të cilët gënjejnë në intervista, gjasat që fuqinë tuaj të punës në tërësi ta përbëjnë njerëzit të cilët kanë energji, inteligjencë dhe integritet nuk janë të mëdha.

Ky me siguri është edhe shkaku përse Warren Buffett gjithmonë integritetin e vë në vend të parë.

2. Nuk do të vjedhin kompaninë

Njerëzit inteligjentë dhe energjikë, të cilëve u mungon integriteti, janë ata të cilët do të keqpërdorin paranë e kompanisë suaj, do të shesin informacione konkurrentit apo do të japin dorëheqje dhe do t’i marrin me vete të gjithë klientët.

3. Janë besnikë

Të kesh integritet do të thotë, veç tjerash, që gjasat midis asaj që thoni se do të punoni dhe asaj që në të vërtetë punoni janë të vogla. Njerëzit me integritet punojnë atë që thonë dhe i përmbushin premtimet e veta por edhe obligimet.

4. Janë të sigurt

Ta pranojmë faktin që konflikti është i pashmangshëm kur përfshihen qeniet njerëzore. Në vend që të jenë pasiv-agresiv dhe t’i shmangin konfliktet, liderët me integritet me guxim përballen me problemet.

Ata dinë që ndërprerja e konflikteve me dëgjim aktiv me qëllim të krijimit të mirëkuptimit të problemeve është zgjidhje shumë e shpejtë e problemeve nga pasojat e shmangies së konfliktit. 

Related posts