970×90
970×90
970×90
970×90

VV: Qeveria Hoti është e mbështetur nga Aleksander Vucici dhe Hashim Thaci, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

VV: Qeveria Hoti është e mbështetur nga Aleksander Vucici dhe Hashim Thaci, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që drejtohet nga Avdullah Hoti për të shfuqizuar të gjitha vendimet për reciprocitet ndaj Serbisë të marra nga Albin Kurti gjatë kohës sa drejtonte me ekzekutivin. 

Në këtë reagim të partisë që drejtohet nga Kurti thuhet që Qeveria Hoti në prapaskenë është e mbështetur nga Aleksander Vucici dhe Hashim Thaci, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

“Qeveria Hoti, në të cilën nuk bën pjesë asnjë udhëheqës politik, por e sponsorizuar në prapaskenë prej Aleksandar Vuçiqit e Hashim Thaçit dhe e mbështetur qyqarisht prej Isa Mustafës, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, shfuqizoi sot reciprocitetin”, thuhet në reagim, raporton Express. 

Sipas tyre, kjo qeveri hoqi dorë nga emri i Republikës së Kosovës duke i pranuar si të vlefshme dokumentet e maunave serbe në të cilat shkruhet “Kosovë dhe Metohi”.

“Tash e tutje Kosova e sunduar nga klika e mësipërme dhe nga qeveria kukull, ka hequr dorë prej emrit të saj “Republika e Kosovës”, dhe ka pranuar si të vlefshme dokumentacionet ku e quajnë “Kosovo i Metohija”. Ky skandal vetëdhunues u përshëndet menjëherë nga Vuçiqi. Veseli e të tjerët iu nënshtruan Hotit, shërbëtorit të radhës të çiftit Vuçiq-Thaçi. Arsyeja pse u përshëndet: sepse siç kishte deklaruar vetë Vuçiqi, reciprociteti po i kushtonte Serbisë miliona euro në ditë, para të cilat mbeteshin në Kosovë dhe ndihmonin biznesin tonë vendor”, thuhet tutje në reagim.

Related posts