970×90
970×90

Shkruan Eros Gashi: VV-ja përgjegjëse dhe fajtore për mosformimin e qeverisë

Shkruan Eros Gashi: VV-ja përgjegjëse dhe fajtore për mosformimin e qeverisë

Opinion nga Eros Gashi

Një këndvështrim i drejtë i situatës aktuale politike në Kosovë e vë Lëvizjen Vetëvendosje përgjegjëse dhe fajtore kryesore për mos arritjen e marrëveshjes politike të nevojshme për formimin e qeverisë dhe e shfaqë hapur babëzitjen e këtij subjekti politik për të mbajtur sa më shumë nga pushteti dhe për të ndarë sa më pak nga ai. Vetëvendosja nuk mund (ose nuk do të duhej) t’i atribuojë LDK-së paaftësinë e saj për formimin e qeverisë. Vetëvendosja mund ta pëlqejë ose mos pëlqejë propozimin e LDK-së për ndarje të pushtetit, por nuk mund t’i përcaktojë LDK-së se cilat janë limitet e hises së saj në ndarjen eventuale të këtij pushteti. Nëse Vetëvendosja nuk e do LDK-në (me propozimet e saj) për partner politik, mund të përcaktohet për ndonjë subjekt tjetër që ia pranon kushtet ashtu siç i përcakton ajo vet. Por, nëse nuk e do as këtë, atëherë duhet ta dijë se e vetme nuk mund ta formojë qeverinë, sepse për këtë nuk e ka numrin e nevojshëm të deputetëve e as që mund ta ketë ndonjëherë pas cilave do zgjedhje.

Në këtë situatë, nëse Vetëvendosja nuk e ndërron logjikën e politikbërjes, vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje, duhet të hiqen të gjitha vijat e kuqe mes partive politike dhe partitë politike duhet të ripozicionohen drejtë dhe dobishëm për interesin e përgjithshëm.

Related posts