970×90
970×90

VV ia rrëmben LDK-së Istogun

VV ia rrëmben LDK-së Istogun

Sipas raportimit të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ia ka rrëmbyer Lidhjes Demokratike të Kosovës dy nga fshatrat më të mëdha në Istog.

Bëhet fjalë për fshatin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, Cerrcën dhe fshatin më të madh të Istogut, Vrellën.

Vetëvendosja ka nisur festën edhe në Istogun që ishte bastion i LDK-së.

Kryetari i degës së VV-së në Istog, Agron Avdiaj, ka thënë për Klan Kosovën se sipas rezultateve preliminare që kanë Vetëvendosja prin në shumicën e vendvotimeve.

“Tashmë kanë filluar raportimet e para të komisionerëve për rezultatet. Në shumicën prej vendvotimeve jemi duke prirë si Vetëvendosje, madje unë dy tri herë kërkova verifikimin sepse thashë a jemi në Istog, apo jo. Në nivel të Kosovës në Istog do të vërehen akoma më shumë ndryshimi i nevojshëm për Kosovën”.

 

Related posts