970×90
970×90
970×90
970×90

Vulin: Haradinaj dëshiron luftë me Serbinë

Vulin: Haradinaj dëshiron luftë me Serbinë

Thirrjet e fundit për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Ramush Haradinaj po i vlerëson si thirrje për luftë.

“Kushdo që i prek kufijtë, bën thirrje për luftë”, kishte thënë Haradinaj.

E ndaj deklaratave të Haradinajt ka reaguar ministri i mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin.

Ai ka bërë thirrje nga Bashkimi Evropian të reagojë për këto deklarime, transmeton lajmi.net.

“Terroristët ëndërrojnë të përsërisin krimet e tyre dhe të fshihen te vendet perëndimore për të shmangur dënimet”, thotë Vulin.

Ministri që njihet për deklaraimet kontraverse, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për luftë.

“Bashkimi Evropian duhet ta ndalojë Haradinajn që po nxit konflikte në Ballkan. Duhet të fillojë puna edhe e Speciales dhe të dënohen ata që kanë kryer krime”, ka thënë Vulin.

Ndryshe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Vuçiq ditëve të fundit kanë përmendur korrigjimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen mes dy vendeve. /Lajmi.net/

Related posts