Protesta masive kanë shpërthyer mbrëmë në Beograd pasi qindra njerëz kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar vendosjen e orës policore për shkak të pandemisë.
Protesta para Kuvendit është shndërruar në disa orë konflikti midis demonstruesve dhe policisë në qendër të qytetit. Nga të dy palët në mediat serbe u raportua për të lënduar.
E protestuesit në një moment kanë shpërthyer edhe me ofendime e goditje ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq.
“E tradhtove Kosovën”, dëgjoheshin protestuesit mbrëmë teksa po kërkonin largimin e Jeremiqit nga protesta para Kuvendit të Serbisë.