970×90
970×90

Vuçiqi nuk po ndjehet mirë, anulon takimet me ambasadorin rus dhe kinez

Vuçiqi nuk po ndjehet mirë, anulon takimet me ambasadorin rus dhe kinez

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk i ka punët mirë me shëndet. Ai ka anuluar takimet e sotme me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd.

Lajmin e ka bërë të ditur Suzana Vasiljevic, këshilltare për media e Presidentit të Serbisë.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte i mirë, kurse Ursula von der Leyen [Presidentja e Komisionit Evropian] arrin nesër mbrëma, kurse pasnesër bashkë me të jemi në Nish, ku do të shënojmë fillimin e punës në korridorin e ri hekurudhor. Pas kësaj ne shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë, kështu që ai duhej të pushonte pak. Kështu që ne vendosëm, respektivisht mjekët i sugjeruan që ai të pushojë për një kohë dhe të bëjë një pushim”, tha Vasiljeviq në emisionin e mbrëmjes të Euroneës.sr, përcjell Telegrafi.

E pyetur nëse ka vend për shqetësim, ajo tha se shpreson që gjithçka do të jetë në rregull. “Është vetëm çështje lodhjeje”, tha këshilltarja e presidentit.

Sipas Vasiljeviqit, takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë për të mërkurën.

Është anuluar edhe fjalimi i paralajmëruar i Vuçiqit në konferencën dy -ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE-së” në Novi Sad.

Related posts