970×90
970×90
970×90
970×90

Vuçiq thotë se BE-ja e ka Planin B për ballkanasit

Vuçiq thotë se BE-ja e ka Planin B për ballkanasit


Në qarqet e ndryshme diplomatike flitej se BE-ja po përpiqet të dalë nga hendeku që e shkaktoi vetë me refuzimin e nisjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, që e vuri në pikëpyetje të gjithë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Tani alternativa e propozime po shfaqen, të parët ishin francezët me idenë e një “anëtarësie me kusht e proces reversibil”. Plani B i Vucicit, që ka nisur ofensivë e po negocion përmes mediave me francezët, krijimi i një unioni ekonomik ballkanik, një ‘mini shengen’ si sfidë për BE-në.

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimović, kishte deklaruar dje se nuk e kafshon këtë “karrem” të lëshuar nga këto qarqe evropiane.

Ishte ambasadori francez në Beograd, Jean-Louis Falconi, që e kishte shpalosur idenë e ‘partneritetit ekonomik reversibil’ në këmbim të  harresës së anëtarësimit në BE.

Tani gazeta serbe Kurir, e afërt me pushtetin e presidentit serb Vucic, pretendon se ka burime anonime diplomatike, që po ngjajnë me idenë e Vucic si Plani B i paraqitur e me insistimin e tij tani po kristalizohet e po përafrohen, modeli i propozuar për rritjen e bashkëpunimit rajonal e unioni ekonomik ballkanas, sipas tyre.

“Ballkani Perëndimor duhet të ndërlidhet më mirë. Ky do të ishte modeli i unionit ekonomik në të cilin të gjitha vendet forcojnë tregjet e tyre, e kur të vjen koha për pranim, në BE hyjnë si shtete të forta ekonomike. Presidenti i Francës, Emannuel Macron, nuk do shtete të varfra në BE e për këtë propozon partneritet të pjesshëm strategjik me këtë union ekonomik rajonal me BE-në deri në anëtarësimin e plotfuqishëm të secilit shtet të këtij unioni rajonal në BE”, tha burimi i tyre.

Siç shkruan gazeta serbe Kurir, presidenti serb Aleksandar Vucic, ka marrë mbështetjen për këtë bashkëpunim të ngushtë rajonal me presidentin malazez, Milo Djukanovic. Gjithsesi, ka pasur zëra e dyshime rreth këtij plani dhe synimit të Vucicit që të jetë forca dominuese ballkanike e me siguri do të vazhdojnë përsëri me shfaqjen e versioneve të reja e planeve B e C e me radhë.

Të gjitha këto pretendime e supozime mund të proklamohen si zgjidhje, por një gjë dihet se në BE ka shumë mospajtime e paqartësi se si do të vazhdohet më tej me politikën e zgjerimit. Franca e Gjermania po garojnë për mbizotërim tani pas largimit të Britanisë që mbante baraspeshën. Samiti për Ballkanin perëndimor në BE do të mbahet në muajin maj të vitit të ardhshëm. Pranvera e vitit të ardhshëm është afat për shumë procese, zgjedhjet në Serbi e në Francë, e as Serbia nuk do të dalë para publikut me dështim në përparim drejt Evropës, ndërsa Franca nuk do të damkoset se po dërgon Ballkanin në përqafimin e Rusisë, Kinës e Turqisë.

Çështja tjetër për të cilën BE-ja ka tërhequr vërejtjen serbëve është anëtarësia e tyre në unionin ekonomik euro-aziatik, i udhëhequr nga Rusia, ku u anëtarësuan javën e kaluar me nënshkrimin e kryeministres serbe Ana Brnabic. Atyre iu kujtua se çdo marrëveshje tjetër anulohet me rastin e anëtarësimit në BE.

Nyja më e madhe për Ballkanin dhe BE-në mbetet Kosova, ura lidhëse në mes të rajonit, ku të gjithë insistojnë të zgjidhet por BE-ja dështoi të mbajë rend. Tani siç e dinë të gjithë e që u dhemb më shumë evropianëve, duhet të thërrasin amerikanët t’ua zgjidhin problemet përsëri.

Related posts