Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini, është takuar sonte me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ende nuk është bërë e ditur për temat e diskutimit në takim ndër mjet dy zyrtarëve, transmetojnë mediat serbe.
Mogherini në Beograd erdhi pas kthimit nga konferenca në Tashkent për të biseduar me Vuçiq lidhur me të ardhmen e dialogut me Kosovën, pas arrestimit të ashtuquajturit të shefit të Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq në Mitrovicë dhe dëbimit të tij nga Kosova.
Mogherini mbrëmë përmes telefonit ka biseduar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiq.
BE dje ka shprehur keqardhje për zhvillimet në Kosovë dhe i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të tregohen të përmbajtura që situata në Kosovë të mos eskalojë dhe që problemet të zgjidhen në kuadër të dialogut nën ombrellën e Bashkimit Evropian. /kp/Telegrafi/