970×90
970×90

Vuçiq takohet sot me Listën serbe, këto janë temat e diskutimit për Kosovën

Vuçiq takohet sot me Listën serbe, këto janë temat e diskutimit për Kosovën


Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me përfaqësuesit politik të serbevë nga Kosova.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me përfaqësuesit politik të serbevë nga Kosova për të biseduar për “hapat që duhet të merren në pajtim me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb dhe përfaqësuesit e institucioneve nga Serbia”, thuhet në njoftimin nga kabineti i Vuçiqit.

Tema kryesore mund të jetë rezultati i zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës me shumicë serve ku kanë shënuar fitorë të thella kandidatët e Listës Serbe.

Menjëherë pas shpalljes së fitores së tyre, duke paralajmëruar takimin me Vuçiqin, drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se do të bisedohet edhe për “masat e mundshme kundërshtuese ndaj Prishtinës”, marrë parasysh se kanë kaluar gjashtë muaj prej kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, transmeton lajmi.net.

Pas takës, përfaqësuesit e Listës Serbe ishin larguar nga të gjitha institucionet në Kosovë, duke dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në veri të vendit dhe është ndërprerë dialogu mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Related posts