![Vuçiq takohet me Edi Ramën dhe liderë tjerë të rajonit: “Me shpresë se arsyeja do të triumfojë”](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/4655E503-37E3-4ADD-90B6-383A8C669780.jpeg)
Liderët e rajonit duket se janë mbledhur për një takim në Kishinau të Moldavisë në Samitin ku do të marrë pjesë edhe Vjosa Osmani. Por, ajo nuk duket në këtë takim tash për tash.
Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka shpërndarë një postim ku duket me anëtaren serbe të presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviqin, presidenten greke Katerina Sakelaropolou, kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Darko Kovaçevski.
“Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që së bashku të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Biseduam për ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë e serioze, me shpresën se arsyeja do të triumfojë, në të mirë të të gjithëve,” – shtoi Vuçiq.
Presidentja Osmani ka deklaruar në anën tjetër që nuk e ka në plan të takohet me presidentin serb Vuçiq, pasi dialogu mes Kosovës dhe Serbisë organizohet në Bruksel nga BE-ja.