970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Vuçiq: Pres takime të vështira në Bruksel

Vuçiq: Pres takime të vështira në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë konfirmoi se nesër do të udhëtojë në Bruksel për një takim me zyrtarët evropianë. Ai e përsëriti deklaratën e tij se po i kërkohet njohja de facto e Kosovës.

Vuçiqi tha se do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell, të dërguarin special për dialogun Miroslav Lajçak, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin italian Giorgia Meloni dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Pesëshja ishte këtu, kanë bërë propozimin e tyre për mënyrën e formimit të AKS-së, ne i kemi dhënë përgjigjet, detajet nuk mund t’i zbuloj, jemi gati të flasim për këtë, po trokasin në derë të hapur kur vjen puna te Beogradi. Se a do të jetë e lehtë, nuk do të jetë, nuk ka takim të bukur”, tha Vuçiqi në një paraqitje në radiotelevizionin e Serbisë.

Lideri serb tha se pozicioni i shtetit të tij është bërë edhe më i vështirë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës.

Vuçiq tha se “shumica e shteteve të fuqishme perëndimore veçse e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ata vetëm do të kërkojnë për mënyrën se si ta bindin Serbinë të pajtohet për njohjen de facto dhe de jure të Kosovës“, tha Vuçiq.

Para nisjes për bisedime në Bruksel, Vuçiqi tha se nga Prishtina është dërguar mesazhi se AKS-ja nuk është fare temë, teksa shtoi se nuk e di se cila do të jetë tema e takimeve të nesërme.

Ai shtoi se Banjska dhe gjithçka tjetër do të përdoret për t’i hedhur diçka Serbisë.

Por, nuk mendoj se liderët evropianë mund të jenë të verbër dhe të shurdhër, në mënyrë që Kurti të fshehë faktin se ai kurrë nuk do të formojë AKS-në”, tha Vuçiqi.

Related posts