970×90
970×90

Vuçiq: Po të ishte në punë Safet Gërxhaliu nuk do të vendosej kjo taksë

Vuçiq: Po të ishte në punë Safet Gërxhaliu nuk do të vendosej kjo taksë

“Turp që e kanë larguar Safet Gërxhaliun nga Oda Ekonomike e Kosovës, ai e dinte se çfarë është tregtia dhe çfarë është ekonomia”, ka thënë Vuçiq në konferencë për shtyp.

Ai ndër të tjera ka thënë që një masë e tillë është vendim i pastër politik, i cili nuk ka të bëjë me mënyrën se si funksionon ekonomia.

Kryetari aktual i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, e ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe.

Ndërsa gjatë kohës kur Gërxhaliu ishte në krye të OEK-ut, kishte organizuar një panair në Kosovë në të cilin kishin marrë pjesë dhjetëra kompani serbe.

Related posts