Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot, para mbledhjes së Këshillit të Lartë për Bashkëpunimin midis Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në Selanik, se nga Greqia dhe Rumania, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, do të kërkojë ta mbajnë atë qëndrim.
Vuçiç, siç raporton FoNet, u tha gazetarëve se në takim do të diskutojë lidhur me marrëdhëniet midis Beogradit e Prishtinës dhe vazhdimin e dialogut.
I pyetur në lidhje me vërejtjet Komisionarit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn se Kosova nuk është “gjithçka dhe e gjitha” kur bëhet fjalë për progresin e Serbisë drejt BE-së, Vuçiq tha se “në takimet me zyrtarë të huaj, të cilat zakonisht zgjasin dy orë, nga 120 minuta bisedime, për Kosovën diskutojnë 119 minuta e gjysmë”.
“Partnerët tanë ndërkombëtarë, kryesisht perëndimorë, e dinë këtë, por tjetër gjë është prezantimi për publikun”, shtoi Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Vuçiç konfirmoi se ekziston diplomacia fluturuese në nivel ditor për Kosovën.
Ai tha se është i kënaqur që për herë të katërt në këtë format mund të takohet me fqinjët, por edhe me Greqinë, vende mike të Serbisë.
“Është mirë që ne kemi mesazhe të ndryshme dhe partnerë të ndryshëm dhe se ndonjëherë nuk është e gjitha e lidhur për hapësirat e ish-Jugosllavisë, por për fqinjët të cilët janë tashmë anëtare të BE-së, edhe pse Greqia nuk është një fqinj yni, ajo është një partner i rëndësishëm”, tha Vuçiq.