Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se është paralajmëruar nga NATO nëse Serbia tenton të kthej 1 mijë ushtarëve.
GazetaExpress E martë, 05 Qershor 2018 12:49
“ Nëse përpiqemi bëjmë një gjë të tillë, do të përballemi me forcën më të madhe ushtarake në botë” ka thënë Vuçiq.
Vuçiq i është përgjigjur në pyetjes së një gazetari nëse Serbia, pas ‘sulmeve’ të shpeshta mbi serbët dhe “spekulimeve që erdhën nga mediat e Prishtinës për vendosjen e forcave të sigurisë serbe përgjatë vijës administrative, për të futur në Kosovë një mijë pjesëtarë të forcave të saj të sigurisë, siç parashikohet në rezolutat e OKB-së”.