970×90
970×90
970×90
970×90

Vuçiq: Kosova shtet terrorist dhe banditesk

Vuçiq: Kosova shtet terrorist dhe banditesk

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas arrestimit të Marko Gjuriqit, është shprehur me tone të ashpra ndaj Kosovës, të cilin nuk ka hezituar ta quajë shtet të imagjinuar, terrorist dhe banditesk, pasi, sipas tij, Prishtina zyrtare nuk ka të drejtë të ndalojë hyrjen e zyrtarëve në Kosovë
Kryesuesi i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, përmes telefonit i tha KosovaPress-it, se në rast se ka vërejtje lidhur me ndonjë vizitë të zyrtarëve serbë në Kosovë, atëherë kjo nënkupton se pala tjetër, në këtë rast, ajo serbe, duhet të kërkojë leje.

Kreu i shtetit serb, i cili para shteteve perëndimore shfaqet si politikan “i moderuar”, ka ashpërsuar gjuhën ndaj Prishtinës zyrtare, pasi kjo e fundit dëboi të ashtuquajturin shef të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, pasi hyri pa leje në Kosovë, transmeton Gazetametro.net.

Vuçiq është treguar i ashpër edhe me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, për shkak të vendimit për ndalimin e hyrjes së Gjuriq, pasi sipas tij me marrëveshjen e Brukselit zyrtarët serbë që vizitojnë Kosovën, sikurse Gjuriq duhet të njoftojnë Prishtinën zyrtare 24 orë para ardhjes.

“A mendoni se shteti terrorist, shteti banditesk, shteti i imagjinuar mund të bëjë delikt verbal. Kjo do të ishte çudi botërore. Të ndalojë dikë pse e do, apo nuk e do. Kjo nuk përmendet askund në marrëveshje. Këtë Pacolli na sjell shpjegimin e tyre”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, Vuçiq ka thënë se në pajtim me procedurën e rregullt për vizita, Zyra serbe për Kosovën ka njoftuar 75 orë para kohe, se Gjuriq do të vizitojë Kosovën, ndërkohë që për vizitën e tij nevojiten 24 orë përpara.

“Njoftim, këtu nuk kërkohet leje, pasi që shumë politikanes serbë dëshirojnë të gënjejnë. Shumë media serbe dëshirojnë të gënjejnë, ashtu sikurse mediat shqiptare që dëshirojnë të gënjejnë. Pra, ne kurrfarë leje nuk kërkojmë prej tyre. Ne i njoftojmë. Ashtu marrëveshja është e pranuar dhe e nënshkruar”, ka thënë ai.
Kategorinë e parë për njoftim për vizita të zyrtarëve serbë në Kosovë, sipas Vuçiq, e përbëjnë presidenti, kryeministri, zëvendëskryeministrat, kryetari i Kuvendit, ministri i Punëve të Brendshme, të Jashtme dhe i Mbrojtjes, të cilët për vizitë në Kosovë duhet të njoftojnë Prishtinën zyrtare 24 orë përpara.

Ndërsa, në kategorinë e dytë bëjnë pjesë drejtorët e zyrave qeveritare, ministrat tjerë, nënkryetarët e Kuvendit, dhe të gjitha njoftimet duhet të dërgohen 48 orë para vizitave, derisa Marko Gjuriq bën pjesë në kategorinë e tretë, që duhet të njoftojë palën kosovare brenda 24 orësh para vizitës.

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, përmes telefonit i tha KosovaPress-it, tha se në rast se ka vërejtje lidhur me ndonjë vizitë të zyrtarëve serbë në Kosovë, atëherë kjo nënkupton se pala tjetër, në këtë rast, ajo serbe, duhet të kërkojë leje.

“Janë dy pika, së pari është një pikë që thotë vetëm e lajmëron qysh po thonë serbët, por pika tjetër përfundi thotë, në rast se ka vërejtje në këtë vizitë, atëherë duhet të diskutohet që nënkupton se nuk mundesh me hy pa leje”, tha Arifi.

Related posts