970×90
970×90
970×90
970×90

Vucic: Terroristët shqiptar të ndihmuar nga Perndimi arrestuan Marko Gjuriqin

Presidenti serb i është drejtuar kombit serb pas mbledhjes së Këshillit për Siguri.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të “Zyrës për Kosovën” Marko Gjuriq, duke e quajtur “provokim brutal” dhe “akt kriminal” atë që autoritetet e Prishtinës, sipas tij, e kanë zhvilluar të ndihmuar nga disa shtete perëndimore.

Ai i ka quajtur terroristë shqiptarët duke e involvuar edhe EULEX’in në gjithë këtë, pasi që, sipas tij, edhe dy vetura të EULEX’it kanë qenë të përfshira në aksion.

Vuçiq po ashtu ka thënë se Gjuriq do të pranohet në një spital në Serbi për t’u trajtuar, duke sugjeruar se ka qenë i keqtrajtuar nga organet kosovare.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/vuciq-i-drejtohet-serbise-ajo-qe-ndodhi-me-gjuriqin-veper-e-terroristeve-te-ndihmuar-nga-perendimi-516558/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts