Çështja e vizitës së Gjuriq dhe Selakoviq për të marrë pjesë në një tryezë në kuadër të dialogut të brendshëm është disktuar edhe në Bruksel.
Madje Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se zyrtarët serbë do të shkojnë në Kosovë, pavarësisht ndalesës.
“Me ose pa leje ata do të shkojë në Veri të Mitrovicës “hajt ta shohim se çfarë do të bëni rreth kësaj çështjeje” kishte thënë Vuçiq duke e transmetuar atmosferën e bisedimeve te Mogherini me Thaçin në Bruksel të premten që shkoi.