970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Vritet një person në Prizren, policia indentifikon të dyshuarin

Vritet një person në Prizren, policia indentifikon të dyshuarin

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar për RTKlive se rasti ka ndodhur pak para orës 19:00 në lagjen “Arbana”.

Ai ka thënë se një person dyshohet se ka qëlluar nga automjeti i tij në drejtim të viktimës B.M. 48-vjeçar, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

“Ngjarja ka ndodhur te shkolla që ndodhet në lagjen Arbana. Rreth orës 18:46 është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me një ekip të emergjencës mjeksore. Rreth orës 19:00 është konstatuar vdekja e viktimës. Viktima është një mashkull (me inicialet B.M.) rreth moshës 48 vjeçare. Dyshohet se i dyshuari ka shtënë me pushkë automatike nga automjeti në lëvizje dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi për RTKlive.

Ai tutje ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim të policisë. Bytyçi ka bërë të ditur se të gjitha njësitë relevante janë duke punuar hetimin e kësaj ngjarje.

Related posts