970×90
970×90

Vritet një 27-vjeçar në Prishtinë

Vritet një 27-vjeçar në Prishtinë


Sot rreth orës 11:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Transmeton GazetaProjekti.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit është plagosur një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij në rrugën e sipërshënuar. I njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vend ngjarje ka ndërruar jetë”, është bërë me dije në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Vdekjen e viktimës A. J. mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, është thënë në njoftimin e policisë.

Related posts