970×90
970×90

Vritet nga sulmet ruse aktorja ukrainase

Vritet nga sulmet ruse aktorja ukrainase

Sipas The Hollywood Reporter, Oksana Shvets ishte 67 vjeç. Ajo ishte vlerësuar me një nga nderimet më të larta artistike të Ukrainës, titulli i të cilit përkthehet si ‘Artiste e nderuar e Ukrainës’

Aktorja ukrainase Oksana Shvets raportohet se është vrarë nga sulmet ruse që po vazhdojnë në Ukrainë. Një trup teatrore në Ukrainë “The Young Theatre” ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se aktorja e njohur ukrainase ka vdekur nga një sulm raketor, shkruan CNN.

“Kujtim i ndritur për aktoren e talentuar! Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë!”- thuhet ndër të tjera në shkrimin e trupës teatrore në postimin e tyre.

Poashtu edhe “Kyiv Post” ka raportuar për vdekjen e aktores përmes “Twitter”, duke thënë se aktorja u vra në Kiev nga lufta atje.

Sipas The Hollywood Reporter, zonja Oksana ishte 67 vjeç. Ajo ishte vlerësuar me një nga nderimet më të larta artistike të Ukrainës, titulli i të cilit përkthehet si ‘Artiste e nderuar e Ukrainës’.

Related posts