970×90
970×90

Vrasja që tronditi Kosovën në Gllogjan, ngritet aktakuzë ndaj këtyre përsonave

Vrasja që tronditi Kosovën në Gllogjan, ngritet aktakuzë ndaj këtyre përsonave

Për vrasjen e trefishtë në Gllogjan në nëntor të vitit 2021, janë ngritur aktakuza ndaj tre të dyshuarve, ka thënë prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

Gashi ka thënë se për të dyshuarin e katërt nuk ka pasur dyshim të bazuar mirë se ka qenë në ndonjë formë i përfshirë në rast.

“Pas hetimeve prokuroria sot më 5 maj ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themeore në Pejë kundër Kastriot Mehmetaj e Kreshnik Mehmetaj për vepër penale si bashkëkryes të veprës së rëndë. Kemi ngritur aktakuzë edhe kundër Halil Mehmetaj për vepër penale shtytje në vepër të rëndë. Pa përfundimit të hetimeve dhe shqyrtimit të të gjitha provave, prokuroria për të pandehurin Malsor Mehmetaj nuk k arritur të vërtetoj dyshimin se i njëjti të ketë qenë i përfshirë në ndonjë mënyrë në krim, andaj prokuroria ka marrë vendim që kundër tij t’i pushojë hetimet”.

Related posts