970×90
970×90
970×90
970×90

Vrasja në Ferizaj: Raportet me vëllain dhe lirimi i tij, korruptimi i një prokurori – ato që mësojmë nga vet fjalët e Butës

Vrasja në Ferizaj: Raportet me vëllain dhe lirimi i tij, korruptimi i një prokurori – ato që mësojmë nga vet fjalët e Butës

Gazeta Nacionale ka mësuar se i përfshirë në vrasje është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi, i cili ka tentuar të ikte nga vendi i ngjarjes pasi kreu vrasjen dhe nuk i është ndalur thirrjeve për ndalesë nga një polic civil që kishte qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes.

Mbi Januzin pastaj është shtënë me armë zjarri nga polici, derisa ai është aktualisht në gjendje stabile në Emërgjencë. Viktima është një person me inicialet G.H, i cili raportohet t’ia ketë djegur veturën reperit, Buta, ditë më parë.

Rreshtat si “iki veç prej policisë, policinë e kom fobi”, të cilat Buta i thotë në emisionin “fort i forte” përmes një freestyle të vitit 2018, tash kanë kuptim edhe më shumë realisht.

Ai tutje, në të njejtin freestyle elaboron në situatën me vëllain e tij që së fundmi kreu vrasjen, duke thënë:

“Vëllaun mshelë, gjyqi ia pat dhonë 3 vjet, thojke burgu o për burra, që vjen puna shkojmë apet”.

Ironia e fatit… katër vite më vonë dhe Qëndrim Januzi njëmend po rikthehet prapa grilave.

Por kjo nuk është hera e parë që ai kishte folur për të kaluarën kriminale të vëllait të vet ku, përveç intervistave, ai përmes rreshtave artistik kishte aluduar në korruptimin e prokurorit për të liruar vëllain nga burgu, ku kishte përfunduar për tentim-vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

“Unë kom rrejt n’gjyq, pa mu dridh asni qerpik, prokurorit ni bakshish, vëllau m’dul mu për ni ditë”, vargje të cilat ai i këndon në një sesion radioje për “SRF”.

Buta ka ndërtuar një karrierë solide në botën e hip-hopit, duke e stabilizuar veten si një prej reperëve më të veçantë në industri, falë edhe përmbajtjes jo shumë ortodokse të lirikave në këngët e tij. Ai kultivon subzhanrin ‘trap’, që në sllengun e rrugës i bie “shtëpi për shitjen e drogave”, gjë për të cilën Buta flet vazhdimisht nëpër këngët e tij.

Dhe muskujt që fshiheshin prapa Butës për t’u siguruar që reputacioni i tij të mbetej i pa prekur në rrugë, vinin në formën e Qëndrim Januzit.

Ky i fundit përkujdesej që problemet e vëllait që i shfaqeshin me artistë tjerë t’ia zgjidhte pa e përfshirë Butën.

Zënkat e Butës me reperë si Mossi e Mozzik kanë qenë gjithmonë të ndërlidhura me Qëndrim Januzin, i cili kishte punuar me zell që të ndërtonte autoritetin e vëllait të tij si një prej reperëve më të frikshëm në industri.

“Mun me m’gjetë n’shesh t’u bërtitë ‘free Rifa’ (nofka e Qëndrim Januzit)”, thoshte Buta në këngën “Kqyre” të vitit 2012, sigurisht pa e ditur se një dekadë më vonë këto vargje do të ishin edhe më të plotkuptimshme.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes së vrasjes së mbrëmshme i ka thënë gazetës Nacionale se tashmë i ndjeri G.H. kishte shkuar në lagjen e Butës dhe vëllait të tij dhe i kishte nxjerrë revolen për ta parë këta të fundit.

Kjo kishte çuar drejt gjithë asaj që ndodhi deri tash.

I ndjeri G. H. mësohet të ketë pasur miqësi me reperë të tjerë armiqësorë me reperin Buta.

Related posts