7-vjeçari I.M nga Lipjani që u ther për vdekje në Basel të Zvicrës është varrosur sot në Kosovë.
Për nder të tij sot është mbajtur marsh solidarizues në vendin ku ai u therr me thikë.
Lexues për Indeksonline kanë dërguar foto nga Baseli, ku shihet një numër i madh i qytetarëve që janë mbledhur duke kujtuar viktimën.
Në mesin e tyre edhe fëmijë të cilët kanë mbajtur fotografi të viktimës në duar.
Djaloshi nga Lipjani u ther me thikë duke u kthyer nga shkolla nga një 75-vjeçare.
Asaj është duke iu bërë një ekzaminim nën dyshimin se nuk është mirë mentalisht.
Pasi kishte kryer aktin, ajo përmes një mesazhi i kishte lajmëruar organet e drejtësisë dhe është dorëzuar vet në Polici./Indeksonline/