
Fituesi i gjysmë maratonës “Prishtina 2018” është vrapuesi nga Kenya, i cili për 1 orë 7 minuta, vrapoi në shtegun prej 21 kilometra. Ndërsa, dy vendet e tjera të para, i fituan atletët ndërkombëtarë.
Shpërblimet këtë vit do të jenë më të mëdha. Federata e Atletikës së Kosovës ka siguruar rreth 14 mijë euro si fond shpërblyes për garuesit të cilët përfundojnë në vendet e para, raporton KP.
Në këtë garë ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Gara është bërë edhe më madhështore, kur pas vrapimit, një person i ka propozuar martesë një femrës.
Në gjysmë-maratona “Prishtina 2018”, kanë marrur pjesë rreth 1000 garues. Këshilli Organizues i gjysmë-maratonës dhe dhe Policia e Kosovës kanë qenë gjatë gjithë kohës duke siguruar që sa më mirë të kalojë “Prishtina”./gazetametro.net.