970×90
970×90

“Vrapimi i Pavarësisë” mbahet në Junik për nder të 17 Shkurtit

“Vrapimi i Pavarësisë” mbahet në Junik për nder të 17 Shkurtit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Junik u organizua sot “Vrapimi i Pavarësisë”. Ky event sportiv mblodhi atletë nga e gjithë Kosova, duke shënuar këtë ditë të rëndësishme me frymën e garës dhe bashkimit.Shkruan “Gazeta Projekti”

Me këtë rast, pjesëmarrësit u përshëndetën nga kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, si dhe kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu. Ata vlerësuan rëndësinë e aktiviteteve sportive si pjesë e festimeve shtetërore dhe inkurajuan të rinjtë që të merren me sport.

Ky organizim tashmë është bërë një traditë në Junik dhe mbetet një simbol i frymës sportive dhe patriotike për të rinjtë e vendit. Në garë po marrin pjesë grupë mosha të ndryshme.

Related posts