
Një aksident ka ndodhur në Gjilan në orët e mbrëmjes ku një femër e cila ishte duke drejtuar veturën e saj është aksidentuar për murin e një shtëpie.
Policia njofton se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së eshpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.
Viktima ka pranuar lëndime trupore.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare, deri sa ishte duke drejtuar veturën,nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin ndaj veturës dhe aksidentohet me një muri të shtëpisë. Si pasojë, lëndime trupore pësojnë vozitësja e automjetit dhe një pasagjere femër kosovare, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin 24 orësh.