Qytetarët e Kosovës sot janë duke votuar për zgjedhjet parlamentare.
Në këto zgjedhje ka votuar edhe një person, i cili gati i ka mbushur 100 vjet.
Arif Demaj, 98-vjeçar nga Rugova ka votuar në qytetin e Pejës, konkretisht në shkollën “Shaban Spahija”.
Ai ka thënë se ka dalë në çdo parë zgjedhje dhe asnjëherë nuk ka munguar.
Pasi ka votuar, ai ka thënë se duhet që partitë politike duhet që bashkë ta shikojnë popullin.
I moshuari gjatë votimit është asistuar nga nipi i tij.