![Von der Leyen thirrje nga Tirana: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_8781.png)
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nga Tirana, në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i kthehen dialogut.
Ajo ka thënë se dialogu i Brukselit është rruga e vetme që duhet ndjekur.
“Marrëveshja e Ohrit, është baza për pajtimin nëpërmjet dialogut të BE. Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien mes tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë nëpërmjet dialogut. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen. Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e BE. Pra pajtimi angazhimi, bashkëpunimi tërësisht të domosdoshme dhe vendi për ta bërë këtë është dialogu” tha Von Der Leyen.
Ajo sot është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me ç’rast ky i fundit shfrytëzoi këtë takim për të përshëndetur qëndrimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e paqes në rajon duke kërkuar që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit ndaj një vendi sovran siç është Kosova dhe destabilizim të të gjithë rajonit.