970×90
970×90
970×90
970×90

Volkswagen ndalon prodhimin në Rusi

Volkswagen ndalon prodhimin në Rusi

Kompania Volkswagen po ndalon prodhimin e automjeteve në Rusi, po ashtu do të pezullojë eksportet në tregun rus.

“Grupi Volkswagen e ka pritur lajmin për luftën në Ukrainë me shqetësim dhe tronditje të madhe. Volkswagen-i vazhdon të shpresojë për një ndërprerje të armiqësive dhe një kthim në diplomaci”, ka shprehur kompania.

Gjithashtu në njoftim shpresohet “për një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin çka mund të gjendet vetëm në bazë të ligjit ndërkombëtar”.

“Bordi i Menaxhimit të Grupit Volkswagen ka vendosur të ndalojë prodhimin e automjeteve në Rusi deri në një njoftim tjetër. Ky vendim vlen për vendet e prodhimit rus në Kaluga dhe Nizhny Novgorod”, ka treguar kompania.

Nga ana tjetër, ka theksuar se eksportet e automjeteve në Rusi do të ndalen “me efekt të menjëhershëm”.

Edhe prodhuesit e tjerë të makinave si Ford dhe Renault kanë ndalur prodhimin në Rusi.

Kurse Jaguar Land Rover dhe Volvo kanë njoftuar se do të ndalojnë dërgesat në Rusi deri në njoftimin e mëtejshëm.

Related posts