970×90
970×90

Vladimir Putin: Mos i vendosni më sanksione Rusisë

Vladimir Putin: Mos i vendosni më sanksione Rusisë

Presidenti, Vladimir Putin, ka paralajmëruar ata që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë.

“Mos e përkeqësoni situatën duke vendosur më shumë kufizime ndaj Rusisë”.

Presidenti rus foli gjatë një takimi Qeveritar të transmetuar në kanalin e lajmeve “Rossiya 24” të kontrolluar nga shteti.

“Ne nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë”, pohoi ai.

Ai deklaroi se Qeveria e tij nuk e sheh të nevojshme që fqinjët e saj të ndërmarrin veprime të mëtejshme që “do t’i përkeqësojnë marrëdhëniet tona”.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizojnë marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht”, shtoi ai.

Putin gjithashtu përsërit pretendimin e tij të mëparshëm se të gjitha veprimet e ndërmarra nga ushtria ruse deri më tani janë bërë “ekskluzivisht në përgjigje të disa veprimeve jomiqësore kundër Federatës Ruse”.

Related posts