
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ndërsa ka folur për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj” ka thënë se opozita tashmë ka 58 vota.
“Është çështje muajsh, ne jemi te ai 58-shi i votave. Nënshkrimet i kemi mbledhur ne, i ka mbledhur VV. Në njërën nga seancat i ka sjell edhe PSD-ja. Janë nënshkrimet e deputetëve të LDK-së, VV-së dhe PSD-së”.
“Në qoftë se dështojmë atëherë kjo nuk do të ishte veç shtyrje për neve, por edhe njëfarë fuqizimi i qeverisë. Mendoj që tash është një momentum tjetër sepse pakënaqësitë brenda koalicionit parazgjedhor janë më të mëdha se që kanë qenë. Momentumi është i qëlluar për ta diskutuar këtë punë mirëpo nuk mund ta hedhim në votim pa qenë të sigurt për këtë proces”, ka deklaruar ajo në KTV.
Ajo ka paralajmëruar se koha e fundit për të rrëzuar qeverinë do të jetë vjeshta e këtij viti, nëse nuk ndodh ndonjë lëvizje tjetër gjatë verës.