970×90
970×90

Vjosa Osmani thotë se kthehet në LDK nëse largohet “Garda e Vjetër”

Vjosa Osmani thotë se kthehet në LDK nëse largohet “Garda e Vjetër”

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e ka lënë të hapur qëndrimin në LDK, siç ka thënë nëse largohet Kryesia, duhet aluduar në “Gardën e Vjetër”.

“Nëse hiqet Kryesia e LDK-së. Le të largohen edhe ejani e flasim më pas. Nëse ndodh një ndryshim i tillë, por nuk ndodh, është situatë e pashpresë”, ka thënë Osmani në një intervistë për kallxo.com.

E pyetur nëse e ka kontaktuar Lutfi Haziri që të mbetet në LDK, Osmani ka thënë jo direkt por përmes njerëzve të tjerë.

“Nuk ka qenë një thirrje e drejtpërdrejtë siç po thua ti, ka halla e ka dajt pak (e ka sjellë), por jo kështu drejtpërdrejt”, ka thënë Osmani.

E pyetur për mundësinë që Haziri t’i bashkohet Iniciativës së saj, Osmani tha nuk ndodh kjo.
“Jo për shkak se ka qenë shumë i qartë, që do të vazhdoj aty (LDK)”, tha Osmani.

Related posts