![Vjosa Osmani sqarohet për fotografinë me Albin Kurtin](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/12/D2268FB4-9620-4C33-9C8F-D0934F82FCE2.jpeg)
Ka disa ditë që në Kuvend të Kosovës ka filluar regjistrimi i deputetëve nga subjekte të caktuara politike.
E në një fotografi e cila është shfaqur nga mediat ku shihen Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, duke u regjistruar së bashku si deputetë në Kuvend,
lidhur me këtë është sqaruar edhe vetë nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani. Osmani ka thënë se takimi me Kurtin nuk ishte mesazh politik për askënd, por thjeshtë rastësi.
“Po e shoh që media të caktuara po tentojnë që regjistrimin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës ta përkthejnë si mesazh politik.
Po e sqaroj që nuk ishte mesazh politik por thjeshtë një koincidencë. Unë kam shkuar të regjistrohem në kohën që më është sugjeruar nga administrata e Kuvendit meqë më herët isha jashtë vendit. Pra ishte çështje administrative e jo politike.
Mesazhet politike për partinë time unë i bëjë të qarta përbrenda organeve tona vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë. Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së”, ka shkruar Osmani.