
Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani gjatë ditës së ka takuar të rinjtë e kësaj partie.
Osmani ka theksuar se nga të rinjtë vjen ndryshimi dhe shteti do t’u kthehet atyre.
Ajo thotë se shteti i kapur nuk ka rritur ti marrë ata me vete.
Sukseset e të rinjëve në inovacion, në sport, në kulturë, art, muzikë e shkencë kanë qenë përherë një standard më lart se politika. Sot ato janë motivim i angazhimit tonë si ekip; prandaj është koha që politikën ta sjellim në atë standard. Këtë herë shteti u kthehet të rinjëve”.
Më poshtë keni postimin e plotë të saj:
Të rinjtë e të rejat e Kosovës kanë bartur përherë peshën e ndryshimit politik në vend; kanë bartur peshën e vet shtetit. E shteti i kapur s’ka arritur t’i bartë me vete ata; i ka lënë pas.
Sukseset e të rinjëve në inovacion, në sport, në kulturë, art, muzikë e shkencë kanë qenë përherë një standard më lart se politika. Sot ato janë motivim i angazhimit tonë si ekip. Prandaj, është koha që politikën ta sjellim në atë standard. Këtë herë shteti u kthehet të rinjëve!
Prandaj sot, bashkë me Kryetarin Mustafa takuam strukturat e Forumit Rinor të Lidhjes sonë. Takuam bazën më të shëndoshë të aktivizmit tonë politik, tek të cilët mbështetemi gjithë.