970×90
970×90

Vjosa Osmani sapo mori mbështetjen më të madhe deri tash

Vjosa Osmani sapo mori mbështetjen më të madhe deri tash

Me asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka votuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre.


Me ngritje të duarve, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë i kanë dhënë përkrahjen unanime kandidaturës së Osmanit.

Me këtë votim, tashti ka përfunduar çdo dilemë e LDK-së për kandidaturën në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Kryesia e LDK-së në mbledhjen e saj të parë me 24 gusht dhe më pas me 26 gusht ka shqyrtuar kandidaturën për kryeministër të vendit Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmani”, tha kreu i partisë Isa Mustafa, derisa, shtoi se kryesia e ka vlerësuar kontributin e Hazirit dhe të Osmanit.

Mustafa mori konfirmimin e Këshillit të Përgjithshëm për përkrahjen e Osmanit për kryeministre.

“Kjo duartrokitje është unanime për Osmanin për kandidate për kryeministre të Kosovës dhe kërkoj nga ju ta përkrahni maksimalisht edhe në fushatë. Këshilli i përgjithshëm i LDK-së në mënyrë unanime pa asnjë votë kundër e voton znj. Osmanin për kryeministre të Kosovës”, tha ai.

Mbetet të shihet në orët dhe ditët në vijim se cili do të jetë vendimi i partisë së Isa Mustafës karshi ofertës së Albin Kurtit për koalicionin parazgjedhor.

Derisa, VV e LDK mbrëmë pas nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre patën takim për të diskutuar për këtë çështje.

Related posts