970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Vjosa Osmani merr detyrën e Presidentit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit

Vjosa Osmani merr detyrën e Presidentit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar dorëheqjen e tij, pas konfirmimit të aktakuzës së Gjykatës Speciale.


Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh se në rastet e Mungesës së Përkohshme të Presidentit, kompetencat e tij i kalojnë Kryetari të Kuvendit. Por, vetëm për 6 muaj në maksimum.

Rrjedhimisht, me dorëheqjen e Thaçit, sipas Nenit 90 të Kushtetutës së Kosovës, Vjosa Osmani do të ushtrojë detyrën e të parit të vendit.

“1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit”, thotë Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit], e Kapitullit V të Kushtetutës së Kosovës.

“Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj”, parasheh paragrafi i 3-të i këtij neni.

Ish-Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar sot dorëheqjen e tij, pas konfirmimit të aktakuzës së Gjykatës Speciale. Këtë Thaçi e ka bërë të ditur në një konferencë të jashtëzakonshme, e cila po zhvillohet në oborrin e Presidencës.

Related posts