
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pasur rastin e dytë historik për të votuar për një ngjarje madhore, pas votimit për shpalljen e Pavarësisë.
Sot, deputetët kosovarë dhanë votën për të krijuar Ushtrinë e Kosovës, institucion ky prej më të rëndësishmëve për shtetin, e që do të finalizohet me kalimin e tri ligjeve, shkruan gazetametro.net.
Por, dukja e deputetëve të Kosovës sot ka ndryshuar, kështu në përkrahje të Ushtrisë së Kosovës deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka vendosur emblemën e FSK’së dhe ka veshur një bluzë ushtarake.
Kujtojmë se me uniformë ushtarake në Kuvend është paraqitur deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu.